Viva Fresh store ndërmerr masa kundër Covid19

Viva Fresh Store ka njoftuar konsumatorët se ata në vazhdimësi janë duke bërë azhurnimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa për çdo ditë dezinfektojnë gjithë inventarin si arkat, shportat dhe karrocat.

“Për më tepër, ne duam të sigurojmë klientët tanë që kujdesemi çdo ditë për siguri maksimale kur bëjnë blerje në marketin tonë. Ka rezerva të mjaftueshme për të gjithë dhe për shkak të madhësisë së marketit prej 5000m2 dhe funksionimit të vazhdueshëm të 20 arkave aktive nuk ka nevojë për nxitim ose panik, si dhe pritje të panevojshme para dyerve.

Gjithashtu ju lutemi klientëve tanë të dëgjojnë disa nga këshillat tona që do tu japin një përvojë të re e të këndshme si dhe blerje të shpejtë.

• Mbani një distancë të përshtatshme prej 2 metrash midis personit para jush ndërsa prisni shërbim.

• Kur kollitni dhe teshtitni, mbuloni gojën dhe hundën me bërrylin tuaj të ngritur ose përdorni shami letre të disponueshme.”, thonë nga Viva Fresh Store.