Viktima e parë nga koronavirusi në Malishevë u varros mbrëmë para mesnatës

10:52, 9 Prill 2020

Mbrëmë është shënuar viktima e parë nga koronavirusi në Malishevë.

Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare nga kjo komunë.

Ajo është varrosur mbrëmë vonë para mesnatës.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar kryetari i komunës së Malishevës Ragip Begaj.

“Po, është varrosur mbrëmë në ora 22:00″.

Begaj tha se në Malishevë janë 66 raste në 10 fshatra të prekur me koronavirus.

Ai theksoi se nga këto raste 10 janë shëruar.

” Gjendja nuk është e mirë, por e kemi nën konroll. Kemi 66 raste të prekur me koronavirus. Janë 10 fshatra që janë prekur në komunën tonë. Fatmirësisht janë 10 shëruar. Dje i kemi testuar 19 raste, vetëm dy kanë dalë pozitiv, të tjerët kanë dalur negativ”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com