Tërnava me rastin e Bajramit: Shmangni vizitat familjare dhe lutuni nëpër shtëpitë tuaja

“Lutuni në shtëpitë tuaja, bëni namaz, festoni, uroni njëri-tjetrin me mjetet komunikuese. Dashtë Zoti që sa më shpejtë t’i kthehemi normalitetit”.

6:10, 24 Maj 2020

Myftiu Naim Tërnava me rastin e festës së Fitër Bajramit, ka dhënë mesazhin e tij në emër të Bashkësisë Islame në Kosovë.

Ai ka thënë se është me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë për shkak se këtë mesazh po e përcjell pa xhemat në Xhaminë e Madhe në Prishtinë për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

Tërnava i ka ftuar qytetarët që në këtë ditë të madhe për të gjithë myslimanët të kenë durim edhe për pak kohë derisa të kalojë rreziku, duke shmangur vizitat familjare me qëllim të ruajtës së shëndetit.

“Lutuni në shtëpitë tuaja, bëni namaz, festoni, uroni njëri-tjetrin me mjetet komunikuese. Dashtë Zoti që sa më shpejt t’i kthehemi normalitetit”.

klankosova.tv

%d bloggers like this: