Reagon familja e Imer Imerit: Mos manipuloni me emrin e Imer Imerit për pikë politike

Familjarët e të ndjerit Imer Imeri, ish kryetar i PPD-së kanë reaguar pas viztës dhe homazheve në vendin e pushimit të përjetshëm të nënshkruesit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nga ana e Kandidatit për kryeministër shqiptar të BDI-së Naser Ziberi.

Familjarët janë kundër dhe nuk pajtohen që të bëhen homazhe në varrin e të ndjerit Imer Imeri në kohë zgjedhjesh parlamentare nga asnjë subjekt politik që dëshiron të përfitojë poena politik dhe të ngrit imazhin e tyre me kalkulime të ulta politike.

Reagimi i plotë i familjarëve të Imer Imerit:

Ne, familja Imeri, jemi thellë të indinjuar dhe nuk pajtohemi që të bëhen homazhe në varrin e të ndjerit Imer Imeri në kohë zgjedhjesh parlamentare nga asnjë subjekt politik që dëshiron të përfitojë poena politik dhe të ngrit imazhin e tyre me kalkulime të ulta politike. Angazhimi dhe kontributi i Dr. Imer Imerit në ndërtimin e shoqërise multietnike në Maqedoni është çështje që nuk mund të vlerësohet gjatë fushatës parazgjedhore. Ne, familja e të ndjerit jemi kundër veprimit të sotëm të Naser Ziberit i cili në kuadër të fushatës së tij elektorale bëri homazh te varri i babait tonë.
Babai ynë la gjurmë në historinë e këtij vendi dhe iku nga kjo bote i pastër me idealet e tij.

Me respekt,
Familja Imeri

%d bloggers like this: