Pas raportimit të Klanit, bamirësit i dërgojnë ushqime disa banorëve të Fushë Kosovës (VIDEO)

20:36, 21 Mars 2020

Smajl Hasani nga Fushë Kosova ia pa hajrit një kronike të Klan Kosovës.

Miellin, por edhe një pako me ushqime i pranoi nga bamirësit, tre ditë pas saj, njofton Klan Kosova.

Ai shprehet mirënjohës ndaj donatorëve, pasi edhe puna që e bën duke mbledhur plastikë iu ndal tash e disa ditë si shkak i situatës pandemike.

Kronikë nga Flamur Gajtani

[embedded content]