Një veprim i turpshëm i të pasurës Kim Kardashian: Mundohet të nxjerr fitim nga pandemia

Kim Kardashian ndau planin e saj për të dhuruar para në një fond të krijuar nga Baby2Baby, një jofitimprurës që siguron gjërat e nevojshme për fëmijët e varfër që jetojnë në zonën e Los Angeles,transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Instagram, Kim u kërkoi fansave që të blinin produkte nga marka e saj Skims dhe ajo do t’i dhuronte 20% të fitimeve organizatës së përmendur për fëmijë.

Njerëzit filluan të shprehin pakënaqësinë e tyre, duke pyetur pse ajo nuk mund të dhuronte para nga pasuria e saj, me vlerë 350 milion dollarë.

Njerëzit kanë reaguar ashpër ndaj njoftimit të Kim. Disa thanë se ishte krejtësisht e gabuar ta bëj një gjë të tillë, të tjerët reaguan me zemërim, duke pyetur qëllimet e saja dhe duke pyetur veten pse vetëm 20%, kur mund të dhurojë 100% të fitimit, në vend që të përpiqesh të kapitalizosh në pandemi./gazetametro.net