Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-në duhet të kërkojnë falje

23:11, 26 Mars 2020

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar një deklaratë të përbashkët, të dërguarit special presidencial Richard Grenell, ambasadori Philip Kosnett dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për Kosovën.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës ” për konstruksionet e servuara pareshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”, shkruan Mustafa.

SHBA: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbim territorial Kosovë-Serbi