Kryetari i Vitisë apelon te qytetarët për kufizim të lëvizjes dhe mbajtje të distancës

13:08, 9 Prill 2020

Ndonëse Komuna e Vitisë nuk ka pasur raste të reja të të infektuarve me Covid-19, autoritetet komunale kanë bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave të ndërmarra nga IKSHP-ja.

Kryetari i komunës Sokol Haliti ka apeluar te qytetarët që të kenë parasysh rrezikun që mund ta shkaktojë qarkullimi i pakontrolluar dhe lëvizjet e panevojshme, posaçërisht grumbullimi i njerëzve, në përhapjen e virusit Covid-19.

“Edhe pse lajmi i mirë që 77 vjeçari nga Stublla tashmë është shëruar dhe ka rezultuar negativ dhe gjendja shndetësore e të tjerëve është e mirë dhe drejt normalizimit, megjithatë kujdesi dhe vigjilenca qytetare për t’iu shmangur turmave dhe lëvizjeve duhet të jetë në nivelin e duhur”.

“Apelojmë që të mbahet distanca, por edhe të kufizohet lëvizja e qarkullimit, të paktën edhe në këto tri javët e ardhshme në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë me sa më pak të infektuar dhe pasoja”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com