“Kosova pagoi çmimin e lartë për liri”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 27-të të rënët në masakrën e lagjes Tusuz të Prizrenit.

“Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para Çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit”.

“Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkruan Haradinaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

%d bloggers like this: