Koronavirusit nuk i shpëton as Barcelona, zbulohet rasti i parë

Zbulohet rasti i parë i pozitivitetit me Koronavirus në shtëpinë e Barcelonës. Në fakt, nuk bëhet fjalë për ndonjë futbollist, por për Ramon Canal, menaxherin e stafit mjekësor të klubit “blaugrana”.

Drejtuesit e Barcelonës kanë dhënë urdhër që të izolohen dhe të bëjnë testin të gjithë ata punonjës të klubit që kanë patur kontakte me të infektuarin.

Josep Antoni Gutiérrez, drejtuesi i shërbimeve mjekësore të sektorit të hendbollit, gjithashtu rezuloti u prekur nga Covid-19. Të dy aktualisht janë shtruar në spital. Futbollistët e Blaugrana vazhdojnë izolimin në shtëpitë e tyre, duke pritur që të normalizohet situata