Jeton Biçku (LDK): Ti përkrahim bizneset që janë të goditura, punëtorët e të cilave kanë mbetur pa paga

18:27, 9 Prill 2020

Jeton Biçku nga LDK-ja, ka thënë që komuna e Kamenicës, qysh në fillim kur është paraqitur rasti i parë me koronavirus në Kosovë, i ka marrë masat e duhura.

“Komuna jonë është ndër të fundit që është prekur nga koronavirusi. Ne si LDK qysh me paraqitjet e para në komunën e Vitisë dhe rastet tjera në Kosovë, kemi ofruar gatishmërinë tonë, që të jemi përkrah shtabit komunal dhe institucioneve tjera që të ndihmojmë në luftën kundër koronavirusit”.

Biçku në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që përkrahje e madhe duhet dhënë edhe bizneseve dhe punëtorët që kanë mbetur pa paga.

“Duhet t’i përkrahim bizneset që kanë qenë të goditura. Kemi një numër të madh të punëtorëve që kanë mbetur pa paga. Janë mbyllur kafiteritë dhe bizneset e tjera që s’mund të operojnë në këtë kohë. Edhe vet pronarët janë detyruar t’i mbyllin ato për shkak të ruajtjes së shëndetit”.

“Angazhimet që po bëhen, nga të gjitha institucionet janë në nivel dhe po bëhet një punë që sado pak të ndihmojmë. Këtë luftë më së shumti do të na ndihmojnë qytetarët me qëllim që të kemi sa më pak të infektuar”.

“Deri tash të gjitha rastet në Kamenicë janë raste të kontaktit dhe duhet të mundohemi që t’i mbajmë nën kontroll këto raste”.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com