Diplomati gjerman: BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e Kurtit

0:52, 26 Mars 2020

Zëvendëskryesuesi i Konferëncës së Munihut, Boris Ruge, ka reaguar pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai më anë të një postimi në rrjetin social Twitter u shpreh “Ata që e rrëzuan Qeverinë e Kosovës midis një pandemie, do të duhet t’iu përgjigjen pyetjeve të përgjegjësisë dhe legjitimitetit. BE-ja, Franca dhe Gjermania janë për t’u përgëzuar për përkrahjen e tyre të fortë për kryeministrin Kurti.E hidhur të shohësh se SHBA-ja po ndjek një agjendë të veçantë dhe të rrezikshme”.

E statusin e tij e ka ndarë edhe ish shefi i UNMIK-ut, Joachim Rueker.