Bota e showbizit në zi: Vdes në mënyrë misterioze modelja e njohur

Mediet e huaja kanë bërë të ditur se modelja dhe reperja, Chynna Rogers ka vdekur në moshën 25 vjeçe, transmeton Gazeta Metro.


Rogerd ishte e rritur në Philadelphia dhe lajmin e parë e la thënë revista Billboard, ndërsa lajmin i pari e ka konfirmuar menaxhëri i saj.

“Me keqardhje mund të konfirmoj se Chynna ndërroi jetë,” tha menaxheri i saj John Miller për “Stereogum” përmes emailit.

“Chynna ishte shumë e dashur dhe do të na mungojë shumë”, ka cituar fjalët e familjes John Miller.

Një deklaratë nga ekipi i saj drejtues në “True Panther” thuhet: “Pusho në paqe Chynna. Jemi me zemër të thyer. Gjithë dashurinë për ata që le pas. Mirupafshim engjëll.”

Ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur ende dhe deri në një deklaratë tjetër, ky rast po quhet si “vdekje misterioze”

Rogers në moshën 14 vjeçare kishte nënshkruar me Ford Models. Më vonë, ajo lidhi miqësi me Asap Yams, i cili e inkurajoi të ndiqte karrierën në muzikë.

Në vitin 2013, ajo arriti sukses me “Selfie”, duke u pasuar nga “Glen Coco” në vitin 2014 dhe ep-in “This isn’t happening” në korrik të 2015-ës.

Ndryshe ajo kohë më parë e ka konfirmuar se është e varrur nga supstanca narkotike./gazetametro.net

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com