20 policë u testuan sot në Prizren për Covid-19, 12 nga ta rezultojnë të infektuar

22:21, 22 Maj 2020

Dymbëdhjetë zyrtarë të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit janë infektuar me koronavirus.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Ai tregoi që sot në këtë rajon, janë testuar 20 zyrtarë policorë dhe vetëm 12 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Të tjerët sipas Osmanollajt të gjithë kanë rezultuar negativë.